Futbolli po e mban shtetin

Futbolli po e mban shtetin

Shkruan: Andin Lokaj

Historike: Kosova shënon ngritjen më të madhe të vitit nga të gjithë në Ranglistën Botërore të FIFA-s.

Nuk ka kaluar ende një dekadë prej se Kosova ishte pranuar në UEFA dhe FIFA, e rezultatin e deritanishëm nuk kemi mundur ta shohim as në ëndrrat më të bukura.

Me të gjitha vështirësitë organizative dhe peripecitë e shumta, FFK ka arritur të thej gjithçka para vetës, të kalojë sfida të lloj-llojshme dhe të arrijë këtu ku gjendet sot.

Pa dyshim se kjo është meritë e njeriut të parë dhe liderit të futbollit tonë, Agim Ademit.

I pëlqeu dikujt apo si pëlqeu, është ai që e ngriti Kosovën në këtë nivel.

Rrugëtimi nuk ishte aspak i lehtë apo jo? Kosova e nisi në Ligën D dhe pa shumë probleme u ngjit në atë C. Por, as aty nuk e kishte vendin, ngase e dinim që kemi kapacitet për tu ngritur edhe më lartë.

Dhe kjo ndodhi, përkundër faktit që në fillim futbollistë të ndryshëm hezitonin të pranonin ftesën.

Por, në asnjë moment Federata dhe ata që me të vërtetë e duan me shpirt Kombëtaren nuk u dorëzuan. Ngase e dinin se punët e mira dhe gjërat pozitive vijnë ngadalë.

Dhe pas angazhimit të një super – strategu siç është Franco Foda, u pa që ne mundemi edhe më shumë. Mundemi ta shëndrrojmë të pamundurën në të mundur. Me disiplinën që e instaloi dhe punën serioze në ekip, në anën tjetër me prurjen e disa futbollistëve tejet cilësorë, arritëm aty ku mendonim se do të na duhej shumë kohë për tu ngritur. Në Ligën B.

Duhet rikujtuar më shpesh këto arritje, sepse ne i harrojmë sukseset shpejt. Dhe pas një fushate të shkëlqyeshme kualifikuese për “World Cup 2026” ja ku jemi. As këtë se kishin imagjinuar shumë “ekspertë” të cilët javë pas jave vazhdojnë të filozofojnë kot nëpër studiot televizive.

FIFA sot doli me deklaratën: Kosova, “Kombëtarja me ngritjen më të madhe të vitit në ranglistë”.

Brenda vitit Kosova ngritet për 18 pozita duke e mbyllur vitin në vendin e 80-të nga 211 shtete anëtare sa ka.

Dhe ky është vetëm fillimi i një pune të palodhur të cilën do ta vazhdojë me super- profesionalizëm FFK-ja.

Kapacitetet e futbollit kosovar janë edhe më të mëdha dhe do të ngritemi edhe më tej. Këtë e them me bindje të plotë.

Sllovaki, na prit se ne po vijmë.

Shëndet dhe urime festat e fundvitit për të gjithë.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti