Dhunohet seksualisht një e mitur në Tetovë, arrestohen pesë persona të përfshirë në trafikimin e saj

Dhunohet seksualisht një e mitur në Tetovë, arrestohen pesë persona të përfshirë në trafikimin e saj

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot shpartallimin e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shfrytëzimin seksual të një të miture në Tetovë.

Pesë persona janë vënë në pranga pas një hetimi nga Njësia për Luftimin e Trafikimit me Njerëz. Sipas policisë, i dyshuari kryesor, F.M 25, vjeç kishte mashtruar viktimën 15-vjeçare duke e futur në një lidhje të rreme, për ta detyruar më pas përmes shantazhit të konsumonte drogë dhe të shfrytëzohej seksualisht nga persona të tjerë për përfitime parash.

Ndër të arrestuarit është edhe një person i ngarkuar për “sigurinë” e viktimës, i cili akuzohet për përdhunim. Gjatë operacionit, policia bastisi katër lokacione në Tetovë ku sekuestroi pajisje elektronike dhe karta SIM që do të shërbejnë si prova materiale. Të pesë të dyshuarit përballen me akuza të rënda./Alsat.mk/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti