Abdixhiku: Për LDK-në familja nuk është thjesht një kategori sociale, por pasuri e madhe kombëtare

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin e mbajtur në Shtime ka deklaruar se Kosova duhet të investojë tek familja seriozisht dhe drejtpërdrejt.
Prandaj, sipas tij për LDK-në familja nuk është thjesht një kategori sociale, por pasuri e madhë kombëtare.
“Prandaj ne kemi marrë një vendim të qartë politik dhe moral: Kosova duhet të investojë te familja, seriozisht dhe drejtpërdrejt. Jo me fjalë, jo me projekte të përkohshme, por me politika të qëndrueshme shtetërore. Sepse familja nuk është barrë për buxhetin; familja është investim në të ardhmen e vendit”, tha Abdixhiku.
Dhe pikërisht për këtë, Abdixhiku shtoi se premtimet e LDK-së për familjen nuk janë simbolike. Janë konkrete. Janë të matshme. Janë të zbatueshme./Periskopi/
