Abdixhiku pas mbylljes së fushatës të LDK-së: Të qetë në ndërgjegje, të fortë në vullnet dhe të bashkuar në qëllim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas mbylljes së fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që priten të mbahen të dielën (28.12.2025), raporton Periskopi.
Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë.
“Me këtë besim po ecim përpara. Të qetë në ndërgjegje, të fortë në vullnet dhe të bashkuar në qëllim. Sepse kjo është rruga jonë. Rruga e shpresës. Rruga e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai./Periskopi/
Postimi i plotë:
