Mario Mitaj nxirret në shitje nga Al Ittihad

Mario Mitaj nxirret në shitje nga Al Ittihad

Al Ittihad ka vendosur të nxjerrë në shitje Mario Mitajn gjatë merkatos së dimrit. Lajmi është bërë i ditur nga një gazetar në Arabinë Saudite, i cili ka cituar burime ekskluzive përmes rrjetit social “X”.

Sipas këtyre informacioneve, klubi saudit ka marrë vendimin për të larguar mbrojtësin e majtë 22-vjeçar, pavarësisht kontratës së tij që është e vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Në sezonin aktual, Mitaj ka zhvilluar 16 ndeshje zyrtare në të gjitha kompeticionet me fanellën e Al Ittihad, duke realizuar një gol dhe dy asistime. Në total, mbrojtësi shqiptar ka qenë në fushë për më shumë se 1.300 minuta.

Mario Mitaj iu bashkua Al Ittihad në shtator të vitit 2024, fillimisht në formë huazimi nga Lokomotiv Moska. Më pas, klubi saudit aktivizoi opsionin e blerjes për një shumë rreth 4 milionë euro.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për futbollistin shqiptar, nëse largimi i tij zyrtarizohet gjatë kësaj merkatoje dimërore./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti