Hamza: Unë dhe PDK kemi pritur rezultate më të mira

Hamza: Unë dhe PDK kemi pritur rezultate më të mira

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka ururar Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhejt e parakohshme parlamentare, shkruan Periskopi.

Ai tha se ka pritur rezultat më të mirë për partinë që ai udhëheqë.

“E uroj fituesin, Vetëvendosjen dhe zoteri Kurti për fitore. PDK ka prit rezultat më të mirë, unë kam prit rezultat më të mirë, PDK I nevojitet tjetër rezultat, por PDK ka arrit me rujt votën e vet, elektoatin evet.

Këto ditë do të kemi takim me strukturat e PDK, vendimet I marrë në kohë , të analizuar dhe të peshuara mirë dhe sigurisht nuk vonohem në vendimarrje.

Pres që shpejtë të konstituohen institucionet , vendi të ketë institucione dhe mos të ketë vendi vakum instituciocinal. Vazhdon puna se mjaftueshëm kemi pas bllokada”,tha Hamza

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti