Këta janë dy kandidatët e rinj të PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit, më të votuarit pas Bedri Hamzës deri më tani

Teksa në QKN ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë, legjislatura e re e Kuvendit pritet të ketë ndryshime, përcjell Periskopi.
Pavarësisht se është herët të flasim për rezultatin përfundimtar, kur janë numëruar deri tani 37 kuti të votimit, kandidatë të ri kanë marrë vëmendjen nëpër partitë politike.
Ndër ta është edhe Arben Mustafa e Arian Tahiri, të cilët nuk ishin pjesë e legjislaturës së kaluar, por deri në këtë kohë janë kandidatët të cilët po i prijnë garës së deputetëve brenda partisë, të radhitur pas liderit Bedri Hamza.
Nga 357 vota Arben Mustafa dhe Arian Tahiri kanë siguruar pas 37 kutive të votimit të numëruara.

