Pas Abdixhikut, Hykmete Bajrami e dyta, Ukë Rugova i treti

Pas Abdixhikut, Hykmete Bajrami e dyta, Ukë Rugova i treti

Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura dje, më 28 dhjetor.

Lumir Abdixhiku, kreu i partisë, është i pari me 7 mijë e 199 vota.

Pas tij, vjen nënkryetarja Hykmete Bajrami, e cila u votua nga 4 mijë e 541 qytetarë.

Ndërsa i treti është djali i presidentit historik, Ibrahim Rugova, Uka, që mori 3 mijë e 920 vota.

Këto rezultate dalin nga numërimi i rreth 10% të vendvotimeve, ndërsa mund të ndryshojnë më tutje./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti