“Kishte rrëshqitur”, detaje nga Policia për rastin e gruas që ra nga Ura e re e Ibrit

“Kishte rrëshqitur”, detaje nga Policia për rastin e gruas që ra nga Ura e re e Ibrit

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë, ku një grua kishte rënë në lumin Ibër, në afërsi të Urës së re “Lah Nimani” dhe ishte shpëtuar falë reagimit të shpejtë të policisë.

Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës 22:00, ndërsa njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes.

Qytetarja është gjetur në shtratin e lumit dhe është nxjerrë nga uji, duke iu shmangur rrezikut për jetën.

Nga Policia është bërë e ditur se, sipas deklaratës së viktimës, ajo kishte rrëshqitur aksidentalisht dhe kishte përfunduar në lumin Ibër.

E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

 “Njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thotë PK.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti