Këta janë pesë më të votuarit e AAK-së

Këta janë pesë më të votuarit e AAK-së

Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN) janë numëruar 2 mijë e 424 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 557 kuti apo 94,80%, raporton Periskopi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), këta janë pesë kandidatët më të votuar.

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka marrë 39 mijë e 410 vota.

Në vendin e dytë është, Daut Haradinaj,  ka gjithsejtë 23 mijë e 532 vota.

Në vendin e tretë është, Besnik Tahiri, me 23 mijë e 383 vota.

Kurse, në vend të katërt është, Bekë Berisha, më 17 mijë e 215 vota.

Ndërsa, në vend të pestë është, Agim Çekuu, më 16 mijë e 15 vota./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti