Abdixhiku në vitin 2021: Është vendosur një standard në LDK, kush humb rëndë në zgjedhje largohet nga drejtimi i partisë

Abdixhiku në vitin 2021: Është vendosur një standard në LDK, kush humb rëndë në zgjedhje largohet nga drejtimi i partisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili përsoi debakël në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, pati dhënë një deklaratë interesante për ata që një ditë do të humbnin zgjedhjet, shkruan Periskopi.

Abdixhiku në vitin 2021 pati deklaruar se kush humb rëndë në zgjedhje largohet nga drejtimi i partisë.

I pyetur nëse do të largohej nga drejtimi i LDK-së nëse humbet zgjedhjet, kreu i LDK-së kishte thënë atë kohë se nuk e njeh humbjen si opsion dhe po bën përpjekjet maksimale që të kthejë LDK-në si parti fituese.

Abdixhiku në emisionin “Opinion” kishte deklaruar se nuk do të prishë standardin që është vendosur nga drejtuesit e mëparshëm, të cilët pasi kanë humbur rëndë janë larguar nga drejtimi i partisë.

“Unë përpjekjen e kam ta kthej LDK. Fitoren e kam opsion, humbjen nuk e kam opsion. Do të bëj gjithçka që të bëj këtë rikthim të madh të LDK. Them që mund të marr kohë. Kemi marrë një rezultat të rëndë më 14 Shkurt. Kemi bërë një rikuperim me 14 Nëntor. Do të përpiqemi më tutje. Procesi është i gjatë, por ka një standard në LDK që është vendos prej të tjerëve që rezultatet e rënda e jo të mira, largohemi, vazhdojmë vijnë të tjerët”.

I pari i LDK-së deklaronte se largimi nga drejtimi i partisë pas humbjes së rëndë në zgjedhje është standard i vendosur që nuk mund të kthehet pas.

Deklaratën e tij e gjeni nga minuta e 17:

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti