Interi konfirmon lëndimin e yllit të ekipit, mungon ndaj Arsenalit

Interi ka konfirmuar se Hakan Calhanoglu ka pësuar një tërheqje muskulore në pulpën e majtë dhe, sipas raportimeve në Itali, lojtari turk do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 20 ditë.
Sipas mediave italiane, përfshirë Sky Sport Italia, Interi do të detyrohet të përballojë ndeshjet pa Calhanoglun për të paktën 20 ditë,
Reprezentuesi turk u detyrua të zëvendësohej në pjesën e dytë të barazimit 2-2 të së dielës kundër Napolit në Stadio Meazza.
Interi konfirmoi dëmtimin e mesfushorit të tyre me një deklaratë gjatë ditës së sotme (e martë) martën në mëngjes.
“Hakan Calhanoglu iu nënshtrua një skanimi MRI këtë mëngjes në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano. Testet zbuluan një tendosje muskulore në pulpën e majtë dhe gjendja e tij do të vlerësohet gjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.
Le condizioni di Hakan Çalhanoğlu
👉 https://t.co/fzpUNL1CjD pic.twitter.com/lVKh4w3DCX
— Inter ⭐⭐ (@Inter) January 13, 2026
Calhanoglu, 31 vjeç, ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë katër asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Interi është lideri i tabelës në Serie A dhe do të presë Leccen në San Siro të mërkurën në një ndeshje të shtyrë të javës së 16-të të Serie A, të cilën Nerazzurrët nuk e luajtën në dhjetor për shkak të përfshirjes së tyre në Superkupën e Italisë.
Calhanoglu pritet gjithashtu të humbasë ndeshjet kundër Udineses, Pisas dhe Cremoneses në Serie A, Arsenalit dhe Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve, por mund të kthehet për një ndeshje në ligë kundër Sassuolos më 8 shkurt. /Periskopi/
