Flick për largimin e Xabi Alonsos: Është një trajner i shkëlqyer

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur për largimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi.
“Është futboll dhe nuk është puna ime. Ajo që mund të them është se kam një marrëdhënie të mirë me Xabin, u takuam në Leverkusen dhe qëndruam në kontakt”, tha ai
“Ky është futbolli dhe i uroj më të mirën. Jam i sigurt se ai do të ketë një projekt të madh për të dhe stafin e tij së shpejti”, deklaroi Flick.
“Duhet të ecim përpara, por ai është një trajner i shkëlqyer dhe ka një të ardhme të madhe përpara.”, shtoi tutje ai
