LDK mblidhet të hënën: Ja çka pritet të diskutohet

LDK mblidhet të hënën: Ja çka pritet të diskutohet

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku u ka thirrur për një tjetër takim anëtarët e partisë, ku pritet të diskutohet për “çështjet me interes për partinë”, shkruan Periskopi.

Siç merr vesh Periskopi nga burimet, në mbledhjen e së hënës pritet të caktohet data për mbajtjen e Kuvendit të partisë në të cilën Lumir Abidxhiu do ta paraqes dorëheqjen.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë Qendrore te LDK-së, Ju ftoj në mbledhjen e radhës të Kryesise Qendrore të LDK-së, e cila do të mbahet të henën, më date 19 janar, duke filluar nga ora 15:00. Pjesemarrja juaj eshtë e rendesishme për të diskutuar çështjet me interes për partinë dhe per të koordinuar hapat e radhes në funksion të përgjegjesive tona politike dhe organizative. Ju falënderoj paraprakisht per angazhimin dhe perkushtimin tuaj”, thuhet në njoftimin që kanë pranuar anëtarët e LDK-së.

 

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti