Von der Leyen dhe Costa i thonë Trump: BE mbetet e përkushtuar për të mbrojtur sovranitetin e saj

Tarifat e kërcënuara nga Donald Trump mbi Greenlandën do të dëmtonin marrëdhëniet transatlantike dhe do të rrezikonin të shkaktonin një spirale të rrezikshme në rënie, dhe Evropa do të mbetet e përkushtuar për të mbrojtur sovranitetin e saj, sipas një deklarate të përbashkët nga Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
“Tarifat do të minonin marrëdhëniet transatlantike dhe do të rrezikonin t’i vendosnin ato në një trajektore të rrezikshme në rënie. Evropa do të mbetet e bashkuar, e koordinuar dhe e përkushtuar për të mbrojtur sovranitetin e saj”, thanë von der Leyen dhe Costa në mediat sociale.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të shtunën një valë rritjesh të tarifave për aleatët evropianë derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të blejnë Groenlandën.
Territorial integrity and sovereignty are fundamental principles of international law.
They are essential for Europe and for the international community as a whole.
We have consistently underlined our shared transatlantic interest in peace and security in the Arctic, including…
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) January 17, 2026
Në një postim në rrjetin social Truth, Trump tha se tarifat prej 10 përqind do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt për Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Holandën dhe Finlandën. Këto tetë vende dërguan ushtarët e tyre në një stërvitje ushtarake në Grenlandë.
Sovraniteti dhe NATO si themel i sigurisë
“Integriteti dhe sovraniteti territorial janë parime themelore të së drejtës ndërkombëtare. Ne theksuam interesin tonë të përbashkët transatlantik për paqen dhe sigurinë në Arktik, përfshirë edhe përmes NATO-s”, thanë von der Leyen dhe Costa.
Ata shtojnë se “stërvitja e koordinuar më parë me Danimarkën është një përgjigje ndaj nevojës për të forcuar sigurinë në Arktik dhe nuk përbën kërcënim për askënd.” “Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe popullin e Groenlandës”, përfundojnë udhëheqësit evropianë./Periskopi
