Nga ringu në fushë: Oleksandr Usyk luan së bashku me dy yjet e Kosovës në një miqësore

Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës ukrainase Polissya Zhytomyr, e cila të martën e mposhti ekipin kanadez Vancouver Whitecaps me rezultat 2-0 në një ndeshje miqësore.
Takimi u zhvillua në Spanjë, aty ku të dyja skuadrat po kryejnë fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri.
Emërllahu u dallua që në minutat e para të ndeshjes, duke dhuruar një asistim të saktë për Oleksandr Nazarenko, i cili realizoi golin e epërsisë që në minutën e katërt.
Ndeshja ishte e veçantë jo vetëm për rezultatin, por edhe për një moment të rrallë sportiv.
Për herë të parë me fanellën e Polissyas u paraqit kampioni i botës në peshat e rënda në boksin profesionist, Oleksandr Usyk, i cili u aktivizua nga minuta e 76-të si sulmues anësor.
Lindon Emërllahu first assist for Polissya in a friendly game vs @WhitecapsFC @FootballKosovo @kosovarfootball @Kosovartalents https://t.co/cXKjQnMKvf
— Polissya Zhytomyr EN (@PolissyaEN) January 27, 2026
Aktivizimi i tij erdhi si pjesë e një marrëveshjeje simbolike me klubin ukrainas dhe u prit me interes të madh nga publiku.
Përveç Emërllahut, për Polissyan luajti edhe reprezentuesi tjetër i Kosovës, Ilir Krasniqi, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
OLEKSANDR USYK IS ON THE PITCH FOR POLISSYA!
The heavyweight boxing champ has just come on for the UPL side in their mid season friendly v Vancouver Whitecaps
Watch the final 15 to see if he’ll get a goal here:https://t.co/OY6VNPhsFY pic.twitter.com/OKf1aYKbe5
— Zorya Londonsk (@ZoryaLondonsk) January 27, 2026
Në anën tjetër, skuadra e Vancouverit kishte në përbërje një emër të madh të futbollit botëror, legjendën gjermane Thomas Muller, i cili vazhdon të jetë pjesë e ekipit kanadez.
Pas përfundimit të ndeshjes, dy futbollistët e Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi, patën mundësinë të takohen dhe të shkëmbejnë momente miqësore me kampionin e botës në boks, Oleksandr Usyk, duke e mbyllur një ditë të veçantë sportive në mënyrën më simbolike./Periskopi/
