Hamza i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për çështjen e Presidentit: PDK-ja nuk mbështet kandidatura që nuk janë unifikuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pranuar sot ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim.
Hamza përmes një postimi në Facebook, ka thënë po ashtu se uron që të reflektojnë ata që kanë përgjegjësi kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë.
“Zgjedhja e Presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë neve si përfaqësues të zgjedhur të popullit. Për këtë arsye, sot iu përgjigja pozitivisht ftesës së z. Kurti për të diskutuar për zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese. Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë. Për ne, interesi shtetëror është mbi çdo kalkulim politik dhe këtë standard e mbrojmë me vendosmër”, ka shkruar Hamza./Periskopi/
