Mitrovicë: Një 18 vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spital

Një person rreth 18-vjeçar nga fshati Kçiq i Madh i Mitrovicës është dërguar pa shenja jete mbrëmjen e sotme në Spital.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.
“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).”, tha Zahiti./Periskopi
