Dita e ndeshjes: Drita kërkon përmbysjen në Slloveni

Dita e ndeshjes: Drita kërkon përmbysjen në Slloveni

Drita do të luaj ndeshjen e radhës në Evropë, ku përballet me Celjen në udhëtim.

Kampioni i Kosovës do të kërkojë një përmbysje historike për të kaluar në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës.

Gjilanasit janë mposhtur nga lideri aktual i kampionatit slloven në ndeshjen e parë me rezultat të ngushtë 3-2.

Gjithsesi sfida është e hapur dhe trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka premtuar luftë të madhe.

Sfida mes Celjes dhe Dritës fillon nga ora 18:45./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti