Granit Xhaka rikthehet titullar te Sunderland

Pas një periudhe të vështirë jashtë fushave për shkak dëmtimi, Xhaka nuk kishte luajtur që nga 17 janari, në përballjen ndaj Crystal Palace.
Lëndimi e mbajti larg për disa javë, duke qenë një mungesë e ndjeshme për repartin e mesfushës te “Macet e Zeza”.
Rikthimi i tij erdhi në ndeshjen e fundit ndaj Fulham F.C., ku u aktivizua në 20 minutat e fundit, duke dhënë sinjale pozitive për gjendjen e tij fizike.
Paraqitja e mirë në atë takim duket se ka bindur trajnerin e skuadrës t’i besojë menjëherë një vend në formacionin startues për sfidën e sotme.
Xhaka do të mbajë edhe shiritin e kapitenit, duke konfirmuar rolin e tij kyç në skuadër, si në aspektin taktik ashtu edhe në atë të lidershipit.

