Trump komenton situatën në Lindjen e Mesme: Iranit po i mbarojnë raketat

Trump komenton situatën në Lindjen e Mesme: Iranit po i mbarojnë raketat

Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi se Irani po përballet me mungesë raketash dhe pajisjesh lëshuese, ndërsa sipas tij kapacitetet e tyre ushtarake po dobësohen gradualisht.

Sipas Trump, aftësia ushtarake e Teheranit po degradon vazhdimisht, megjithëse forcat iraniane pritet të vazhdojnë të lëshojnë raketa edhe për një periudhë të caktuar.

“Atyre po u mbarojnë raketat dhe po u mbarojnë zonat nga ku mund t’i lëshojnë, sepse këto po shkatërrohen”, tha Trump.

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Teheran dhe Bejrut.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti