Will Smith bën shqiponjën dy krenare me futbollistin shqiptar – fotoja u bë virale në internet

Will Smith bën shqiponjën dy krenare me futbollistin shqiptar – fotoja u bë virale në internet

Edhe ylli i madh i Hollywood-it, Will Smith, duket se nuk i ka shpëtuar dot magnetizmit të simbolit më të dashur për shqiptarët – shqiponjës dy krenare.

Një fotografi që po bën xhiron e rrjeteve sociale e tregon aktorin e famshëm duke realizuar këtë gjest tradicional shqiptar, krah për krah me futbollistin Ergys Pepaj.

Imazhi u publikua për herë të parë në llogarinë zyrtare të Pepajt në Instagram, ku ai shfaqet përkrah aktorit amerikan, të dy duke bërë simbolin që përfaqëson krenarinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Foto: Will Smith dhe Ergys Pepaj / Instagram

“Me më të mirin e të gjitha kohërave 🇦🇱”, shkruan futbollisti në përshkrimin e postimit, duke shoqëruar foton edhe me akronimin AL, si një referencë e drejtpërdrejtë ndaj Shqipërisë.

Postimi mori menjëherë vëmendje të madhe, duke mbledhur dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

&n

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ergys Pepaj (@ergys_jr7)


Kjo nuk është hera e parë që Will Smith tregon afeksion apo lidhje me kulturën shqiptare.

Kujtojmë që në vitin 2018, ai ndau skenën me këngëtaren shqiptare Era Istrefi, gjatë performancës së finales së Kupës së Botës në Futboll, që u mbajt në Rusi. Së bashku me artistin latin Nicky Jam, ata interpretuan këngën zyrtare të Botërorit, duke i dhënë kështu një moment të rëndësishëm përfaqësimi edhe muzikës shqiptare në një nga skenat më të mëdha globale./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti