Hargreaves për takimin me Kurtin: Diskutuam nevojën urgjente për të zgjidhur ngërçin parlamentar

Hargreaves për takimin me Kurtin: Diskutuam nevojën urgjente për të zgjidhur ngërçin parlamentar

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreave ka bërë të ditur se dje ka zhvilluar takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Ai u shpreh se në këtë takim kanë diskutuar për nevojën urgjente për të zgjidhur ngërçin parlamentar.

“Dje u takova me kryeministrin në detyrë Kurti. Diskutuam nevojën urgjente për të zgjidhur ngërçin parlamentar, si dhe ngjarjet e fundit në veri të Kosovës”.

“Ramë dakord se është në interesin e të gjithëve të shmangen veprimet përshkallëzuese dhe të ruhet një mjedis i sigurt në rajon, dhe se të drejtat dhe mbrojtjet për të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të respektohen plotësisht”.

“Theksova rëndësinë e diskutimit dhe zgjidhjes së çështjeve të tilla përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, është shprehur ai./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti