Arrestohet një 18-vjeçar në Shtime, ishte i dënuar me katër muaj burgim për vjedhje

Arrestohet një 18-vjeçar në Shtime, ishte i dënuar me katër muaj burgim për vjedhje

Një 18-vjeçar A. M. është arrestuar sot rreth orës 09:55 në fshatin Godanc i Epërm në Shtime meqë ishte i dënuar me katër muaj burgim efektiv për vjedhje.

“Njësitet policore bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj,  kanë arrestuar personin e kërkuar A. M, 18 vjeç. Ai ishte i dënuar me 4 muaj burgim efektiv për veprën penale “Vjedhje””, ka njoftuar policia.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti