Probleme te Shqipëria, Armando Broja rrezikon seriozisht të mungojë në përballjen me Poloninë

Kombëtarja e Shqipërisë ndoshta duhet t’ia dalë pa sulmuesin Armando Broja në përballjen e vështirë ndaj Polonisë, në kuadër të gjysmëfinales të play-offit të Kampionatit Botëror 2026.
Ylli i Burnleyt po vazhdon të ketë lëndime të shumta, ndërsa do të mungojë edhe për disa javë, kështu ka konfirmuar trajneri Scott Parker.
Parker nuk zbuloi datën e rikthimit të yllit shqiptar, megjithatë konfirmojë se do të mungojë në javët e ardhshme.
“Ka pësuar një problem të vogël që ka vazhduar për disa javë dhe është dashur të ndërhyjmë. Nuk do të mungojë shumë, shpresojmë që brenda disa javëve të jetë gati”, deklaroi ai.
Ky lëndim padyshim vjen në periudhën më të keqe pasi Broja është lënduar në momentet kur po e rigjente formën, ngase brenda disa xhirove ishte lojtari më i mirë i skuadrës angleze që po garon për shpëtim në Ligën Premier.
Shqipëria ndërkohë në muajin mars do të përballet si mysafir i Polonisë, e në rast fitore do të luajë me fituesin e gjysmëfinales tjetër Ukrainë – Suedi./Telegrafi
