Të gjithë klientët e IPKO-s që aktivizojnë një nga pakot “Infinit” do të kenë mundësinë të blejnë biletën për Sunny Hill Festival dhe ta paguajnë atë në 12 këste mujore, direkt përmes faturës së tyre telefonike.
Ky bashkëpunim mes Sunny Hill Festival dhe IPKO-së synon të heqë pengesat e mundshme financiare dhe të sigurojë që sa më shumë njerëz të jenë pjesë e festës më të madhe të muzikës në Kosovë dhe rajon.
Ky edicion i Sunny Hill Festival pritet të jetë më i madhi ndonjëherë. Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anyma, Mochakk – këtë verë vijnë në Prishtinë!
Për më shumë informacione dhe për të aktivizuar ofertën, vizitoni pikat e shitjes së IPKO-s.