E frymëzuar nga kjo përvojë, Bebe Rexha ndau më pas një mesazh prekës për ndjekësit e saj në Instagram, duke reflektuar për këshillat që do të dëshironte t’i kishte dhënë vetes së saj të re.
“Ajo që do të doja t’i kisha thënë vetes time më të re: Mos u shqetëso aq shumë për të gjetur dashurinë. Ajo do të vijë. Përqendrohu në të jetuarit e një jete të plotë. Ndiq ëndrrat. Vrapo pas pasioneve. Perfeksiono artin tënd. Bëj miq të vërtetë. Vallëzo. Vesh rrobat e tua të preferuara dhe dil vetëm në një takim me veten. Vishu për veten. Nuk ke nevojë të performosh për të fituar dashuri. Ka diçka shumë më romantike në një jetë të përmbushur në këtë mënyrë. Jeto sikur ti je dashuria e jetës tënde – sepse vërtet je. Dashuria që mund të vijë nga dikush tjetër ndoshta është afër qoshes, por nuk do të krahasohet kurrë me dashurinë që i jep vetes. Prandaj, lëri të presin”, shkroi 35 vjeçarja.
Ky mesazh i sinqertë i Bebe Rexhës, i shoqëruar me emocione të fuqishme dhe një reflektim të thellë, ka prekur zemrat e ndjekësve të saj, duke dëshmuar edhe një herë se përtej suksesit të saj global, ajo mbetet një artiste me shpirt të ndjeshëm dhe frymëzues./Periskopi/