Rina prek me urimin në ditëlindjen e Festimit

Rina prek me urimin në ditëlindjen e Festimit

Rina Maloku ka ndarë me ndjekësit e saj një moment prekës në rrjetet sociale, duke publikuar një video emocionuese në përkujtim të partnerit të saj të ndjerë, dizajnerit të njohur kosovar, Festim Isufi.

Në ditëlindjen e tij, Rina ka zgjedhur ta kujtojë me fjalë të ndjera dhe imazhe të paharrueshme nga kujtimet e tyre të përbashkëta.

“Gëzuar ditëlindjen” shkroi Rina në postimin e saj, shkruan Prive.al, transmeton Periskopi.

Festim Isufi ishte një nga emrat më të njohur të modës në Kosovë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e dizajnit dhe një boshllëk të madh në mesin e familjarëve, miqve dhe komunitetit artistik.

Kujtojmë se Isufi u gjet i pajetë më 9 maj në banesën e tij në Prishtinë. Shkaqet e vdekjes nuk janë konfirmuar zyrtarisht./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti