Salma Hayek mungoi në dasmën e Jeff Bezos, ka një arsye

Salma Hayek mungoi në dasmën e Jeff Bezos, ka një arsye

Aktorja meksikano-amerikane, Salma Hayek, ishte e ftuar në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, por ajo nuk ishte e pranishme.

Megjithatë, bashkëshorti i saj, Francois-Henri Pinault, u pa në festë.

Në vend që të merrte pjesë në dasmën e çiftit të famshëm, Hayek shijoi ‘Festivalin Glastonbury’ në Somerset përkrah Stella McCartney, Cara Delevingne, Chelsea Handler, Anya Taylor-Joy dhe të tjerëve.

Foto: X

Disa nga emrat që performuan në festival përfshijnë Neil Young, the 1975, Charli XCX, Olivia Rodrigo, Rod Stewart dhe The Prodigy, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i Salma Hayek, Francois-Henri Pinault, u fotografua duke hipur në një taksi uji në Venecia me Kim Kardashian, Oprah Winfrey, Orlando Bloom, Tom Brady dhe Leonardo DiCaprio.

Hayek nuk është ylli i vetëm që nuk mori pjesë në dasmën e vitit.

Eva Longoria mungoi sepse po xhiron serialin “Eva Longoria: Searching for Spain”. Nga ana tjetër bashkëshorti i Longorias, Jose Baston, nuk u shfaq sepse po shërohet nga një operacion në shpatull./Periskopi

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lauren Sánchez Bezos (@laurensanchezbezos)

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti