Farat e shalqirit mund të hahen të skuqura ose të pjekura. Pas ngrënies së shalqirit, thajini farat, shtoni pak kripë dhe piqini në temperaturë të mesme, deri sa të bëhen të forta dhe të ngjashme me farat e kungullit apo lulediellit. Pjekja do t’i bëjë më të lehta për t’u tretur dhe më të shijshme.
Një tjetër opsion është t’i lini farat në ujë për disa ditë, në mënyrë që ato të mbijnë. Kjo do t’i zbusë dhe do t’i bëjë më ushqyese. Mund të përdorni farat e pjekura ose të bluar në pluhur për të pasuruar smoothies, pije apo si një burim natyral të proteinës bimore.
Çfarë duhet të kemi parasysh?
Farat e shalqirit janë të sigurta për shumicën e njerëzve, por konsumimi i tepërt i tyre mund të shkaktojë disa shqetësime, si fryrje ose dhimbje stomaku, veçanërisht për ata me stomak të ndjeshëm. Kjo është për shkak të sasisë së lartë të fibrave dhe mundësisë që ato të mos tretën siç duhet nëse nuk përtypen mirë.
Për ata që kanë probleme me tretjen, është më mirë të konsumohen farat e shalqirit të pjekura ose të skuqura, pasi ato bëhen më të lehta për t’u tretur./Periskopi/