“Unë kam folur shumë herët për këtë pjesë, por tek ne nuk iu intereson shumë njerëzve kjo gjë”, ka thënë ai.
MC Kresha ka ndarë me publikun edhe ritualin e tij para çdo daljeje në skenë, një moment lutjeje dhe reflektimi që bën së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit të tij.
“Secili artist e ka atë anën spirituale të vetën. Ne e bëjmë një dua ku së pari i lutem Zotit për shëndetin, për mundësinë edhe shansin me u kënaq për këtë publik që ka ardhur”, tregon ai me sinqeritet.
Lutja e tij nuk përqendrohet vetëm në suksesin personal, por në sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve që marrin pjesë në koncert.
“Në masën më të madhe, i lutem Zotit që gjithçka të kalojë pa asnjë incident, pa asnjë të keqe. Që të gjithë të arrijnë nëpër shtëpitë e veta shëndoshë e rehat”./Periskopi/