Kiara Tito rrëfen momentet e errëta para Big Brother: Nuk do ta kisha takuar Luizin, as Lunën

Kiara Tito rrëfen momentet e errëta para Big Brother: Nuk do ta kisha takuar Luizin, as Lunën

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka ndarë një rrëfim të ndjerë mbi periudhën e vështirë që përjetoi para pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, një eksperiencë që, siç thotë ajo, i ndryshoi rrënjësisht jetën.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Kiara foli me sinqeritet për boshllëkun emocional dhe pasiguritë që ndiente në atë kohë.

“Unë kam pasur momente që jeta më ka shtyrë në një drejtim që nuk e kisha menduar. Me zgjedhjet që kam bërë, kam krijuar një realitet krejt ndryshe”, rrëfeu ajo.

Moderatorja u shpreh se hyrja në Big Brother ishte vendimtare jo vetëm për rikthimin e saj në vëmendjen publike, por edhe për jetën e saj personale.

“Po të mos isha futur në Big Brother, nuk do ta kisha këtë jetë që kam tani. Nuk do ta kisha Lunën, nuk do të kisha takuar Luizin dhe ndoshta nuk do të isha kthyer më në televizion”, tha Kiara me emocione.

Ajo tregoi se, përpara spektaklit, kishte humbur lidhjen me publikun.

“Nuk do ta kisha njohur Luizin jashtë shtëpisë së Big Brother, sepse nuk dilja më në rrugë, nuk doja të shfaqesha askund, isha shkëputur nga gjithçka”, tha ajo.

Në fund, Kiara vlerësoi rolin e fatit në jetë, por theksoi edhe rëndësinë e vendimeve personale.

“Mund të jetë fati deri diku, por jemi ne që e kemi në dorë të ndryshojmë rrjedhën e jetës sonë”, përfundoi ajo./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti