Në një postim në Instagram, Bebe publikoi disa fotografi mahnitëse nga performanca e saj në Craiova, ku u shfaq e veshur me një kostum elegant të zi, që nxirrte në pah stilin dhe vetëbesimin e saj karakteristik.
“Ju dua, Rumania”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit, duke falënderuar publikun për mikpritjen dhe energjinë e jashtëzakonshme gjatë koncertit.
Fotot kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente, me fansat që e kanë komplimentuar për pamjen, karizmën dhe performancën e zjarrtë.
Bebe Rexha vazhdon të jetë një nga emrat më të fortë shqiptarë në skenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar me krenari talentin shqiptar në industrinë e muzikës./Periskopi/