Ledri, në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, deklaroi se mes tij dhe Xhensilës ekziston vetëm një miqësi dhe bashkëpunim artistik.
Megjithatë, komentet në rrjet tregojnë se ndjekësit janë skeptikë ndaj kësaj deklarate, duke vënë në dyshim natyrën e marrëdhënies së tyre.
Bashkëpunimi i tyre muzikor është pritur mirë nga publiku, por tani duket se më shumë se vetë projekti, janë dinamikat mes dy artistëve që po marrin vëmendjen.
Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë të re që të sqarojë thashethemet, duke i lënë fansat të hamendësojnë për një raport që mund të jetë më shumë sesa duket./Telegrafi