Media zviceriane: Prokuroria kërkon paraburgim për Noizy-n

Media zviceriane Watson ka raportuar se reperi shqiptar Noizy është arrestuar në aeroportin e Zyrihut të shtunën e 5 korrikut.
Zyra e Policisë Kantonale të Zyrihut njoftoi të hënën [7 korrik] se ky veprim u ndërmor me kërkesë të Zyrës së Prokurorisë së Zyrihut për Krimet e Rënda, por siç raporton Watson, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me ndalimin e tij.
Zyra e prokurorisë njoftoi të martën [8 korrik] se 38-vjeçari akuzohet për disa krime të ndryshme. Ndaj tij ka nisur një procedim penal dhe për shkak të natyrës së hetimit, Watson shkruan se autoritetet nuk japin detaje të tjera në lidhje me rastin.
Po ashtu, ndaj Noizy-t është kërkuar masa e sigurisë, paraburgim, si masë parandaluese. Mirëpo deri më tani nuk është marrë një vendim i tillë.
“Për më tepër, prezumimi i pafajësisë zbatohet deri në dhënien e një vendimi përfundimtar”, shkruan Watson.
Reperi shqiptar do të performonte në Rinora 4 në Rumlang, por për momentin planet e tij janë pezulluar./tvklan.al /Periskopi/
Noizy arrestohet në Cyrih – kërkohej nga Prokuroria për Krime të Rënda