Xhensila bën veprimin e papritur për ditëlindjen e Ledrit

Xhensila bën veprimin e papritur për ditëlindjen e Ledrit

Ledri Vula sot feston ditëlindjen.

Reperi i njohur e ka sot të fundën ditëlindje pa ndërruar ‘prefiks’ pasiqë mbush 39 pranvera.

Në këtë ditë të shënuar, Xheraldina ka uruar me një video tejet simpatike e cila e shfaqë reperin krah vajzës së tij, Poem Blu.

“Ledri, paç momente te këtilla gjatë tërë jetës zemra e ninit. Të mira e të shëndetshme”, është shprehur ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xheraldina Vula (@xheraldina)

Por me kë feston Ledri?

Në mes të një situate ku po përflitet me të madhe për sa i përket jetës private, ai ka darkuar me… menaxherin e tij Faton Shoshi!

Ka qenë ky i fundit që ka ndarë një fotografi teksa festojnë ditëlindjen, e me shumë gjasë edhe sukseset e bashkëpunimit të tyre profesional. Festa ka vazhduar me miq të ngushtë të tyre (boys-only), raporton Prive.al, transmeton Periskopi.

Ndërkohë, një urim nuk ka munguar nga Xhensila! Ajo ka zgjedhur të tregojë se do kenë tjetër duet pas suksesit të atij të fundit.

“Urime ditëlindjen”, është shprehur ajo duke e shoqëruar me emojin e mbretit, teksa Ledri ia ka kthyer “Faleminderit” me atë të mbretëreshës.

Kësisoj, ajo ka konfirmuar raportimin e Prive By Liberta Spahiu të para disa javëve./Periskopi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti