Lirohet Nozy

Lirohet Nozy

Pas arrestimit të shtunën e kaluar (5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut, ka ardhur një reagim nga profili i reperit Noizy.

Aty shkruhet se gjithçka ishte keqkuptim dhe se reperi është kthyer sërish.

“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore.

Tani gjithçka është pas krahëve. Jam sërish me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. MAMA JA DOLA”, shkroi ai./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti