Çifti Rihanna–ASAP Rocky në pritje të fëmijës së tretë – zbulojnë emrin?

Çifti Rihanna–ASAP Rocky në pritje të fëmijës së tretë – zbulojnë emrin?

Këngëtarja Rihanna dhe partneri i saj ASAP Rocky do të bëhen prindër për herë të tretë, dhe lajmi ka ngjallur entuziazëm të madh mes fansave të çiftit. Ashtu si në dy shtatzënitë e mëparshme, spekulimet për gjininë dhe emrin e foshnjës së ardhshme janë shtuar, ndërsa çifti ka ndarë një detaj intriguese.

Në një intervistë të fundit, Rihanna ka zbuluar se, edhe pse emri ende nuk është vendosur, ka një vendim përfundimtar që nuk ka shkaktuar asnjë debat:

“Emri do të fillojë me shkronjën R. Është e vetmja gjë për të cilën jemi të sigurt.”
– tha ajo me humor.

Nga ana tjetër, ASAP Rocky duket se ka dhënë pa dashje një “të dhënë” për gjininë e foshnjës, çka ka ndezur edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve të tyre.

Kujtojmë se djali i tyre i madh, Rza, është tashmë 3 vjeç, ndërsa i dyti, Riot, po i afrohet moshës dy vjeç.

Me një traditë emrash që fillojnë me shkronjën “R”, fansat presin me padurim të zbulojnë se si do të quhet fëmija i tretë i çiftit të famshëm./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti