Geti flet për gruan e tij Marina Vjollcën: Jemi shumë të njëjtë por …
Në një intervistë ekskluzive në ‘Canapé’ , reperi i njohur Getoar Selimi është ndalur edhe te jeta private, ku ka folur me ndjeshmëri për bashkëshorten e tij, prezantuesen e njohur Marina Vjollca.
Ai e përshkroi lidhjen e tyre si një kombinim mes ngjashmërive dhe dallimeve: “Jemi shumë të njëjtë, por edhe të kundërt në disa gjëra”.
Geti tregoi se ajo që e lidh më së shumti me Marinën është mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë.
Çifti, që është një nga më të komentuarit në estradën shqiptare, ruan me kujdes privatësinë, por gjithmonë kur flasin për njëri-tjetrin reflektojnë dashuri të madhe./Periskopi/