Samanta dhe Tzanca Uraganu publikojnë këngën “Alo Alo”

Samanta dhe Tzanca Uraganu, kanë bashkuar forcat për të sjellë këngën e re “Alo Alo”.
Ky hit i freskët dhe energjik po konsiderohet tashmë si një këngë perfekte për këtë verë.
Kënga sjell ritme të gëzueshme dhe një atmosferë perfekte për sezonin e ngrohtë.
Në videoklip, Samanta duket në formë të mrekullueshme dhe tejet simpatike, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj të veçantë dhe energjinë pozitive, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Kënga dhe klipi kanë marrë menjëherë reagime pozitive nga fansat, të cilët po e konsiderojnë “Alo Alo” si një hit veror. /Periskopi