Getoar Selimi rrëfen betejën me kancerin: Ka qenë periudha më e errët e jetës sime

Getoar Selimi rrëfen betejën me kancerin: Ka qenë periudha më e errët e jetës sime

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, ka ndarë për herë të parë me publikun një pjesë të dhimbshme të jetës së tij. I ftuar në një emision televiziv, Geti rrëfeu se ka kaluar një periudhë të vështirë, duke u përballur me kancer.

“Kom pasë kancer,” tha ai, duke e përshkruar si një kohë të errët dhe sfiduese, jo vetëm në aspektin personal por edhe në atë profesional.

Geti bëri të ditur se e ka mbajtur të fshehtë gjendjen për një kohë të gjatë, pa dashur të ngarkojë publikun apo të kërkojë mëshirë.

Ai tha se e ka tejkaluar sëmundjen falë përkushtimit, forcës së brendshme dhe mbështetjes së familjes./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti