Anita për Ramushin: Ma sjell mëngjesin në shtrat, është shumë romantik

Anita Muçaj – Haradinaj ka ndarë historinë e njohjes së saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin “S’e Luan Topi”.
Ajo tregoi se takimi i tyre i parë ndodhi gjatë një interviste, ku Ramushi ishte i ftuar.
Gjatë asaj interviste, ai e pyeti me një ton të njohur: “Goca e kujt je ti?” dhe Anita duke menduar se kishin një njohje familjare, iu përgjigj: “Jam goca e Mustafës”.
Ky takim ishte fillimi i një njohjeje që do të zhvillohej më tej.
Spikerja e lajmeve theksoi se Haradinaj e tërhiqte për shkak të karakterit të tij të veçantë, një kombinim i pjekurisë dhe shpirtit aventurier.
“Mua më pëlqen gjithçka që është e vështirë, më pëlqen të sfidohem”, shtoi Anita, duke nënvizuar se Ramushi nuk ishte një njeri i zakonshëm, por dikush që nuk mund ta parashikojë.
Përveç kësaj, zbuloi edhe një anë më të panjohur të Haradinajt – atë personale dhe intime, që zakonisht nuk shfaqet në jetën publike të një lideri politik. Edhe pse nuk dha shumë detaje, e përshkroi këtë anë si të rrallë dhe të çmuar, duke shtuar se Ramushi është shumë romantik dhe se ia sjell mëngjesin në shtrat.
Ata vlen të ceket se kanë së bashku tre fëmijë: një vajzë dhe dy djem./Periskopi/