Chelsea “shokon” PSG-në, fiton Botërorin e klubeve

Chelsea “shokon” PSG-në, fiton Botërorin e klubeve

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore të madhe në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Paris Saint-Germain me shifrat 3:0.

Qysh në pjesën e parë “Blutë e Londrës” u përcaktuan fitues të këtij kompeticioni të ri të FIFA-s, shkruan Indeksonline

Cole Palmer me dy gola dhe Joao Pedro me një e vulosën fitoren qysh në pjesën e parë në stadiumin “MetLife”.

Në pjesën e dytë, PSG-ja tentoi të rikthehej në lojë, por nuk e arriti.

Atë që bëri skuadra franceze në 45 minutëshin e dytë ishte një karton i kuq. Joao Neves u ndëshkua me të kuqin pasi kapi për flokë Marc Cucurellan.

Chelsea shkruan historinë, duke u bërë skuadra e parë që fiton kompeticionin më të ri të FIFA-s./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti