Enzo Maresca: Gjithçka u vendos në dhjetë minutat e para

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, tha pas triumfit në Kupën e Botës për Klube se dhjetë minutat e para të ndeshjes kundër PSG-së vendosën gjithçka, duke u dhënë lojtarëve të tij besim shtesë.
“Jam pa fjalë. Këta djem e meritojnë të gjithë këtë. Ky është një moment i shkëlqyer për ne”, filloi Maresca për DAZN.
“Gjithçka u vendos në dhjetë minutat e para, pastaj pamë se mund të dominonim dhe të kontrollonim ritmin. Kjo na dha besim shtesë për të luajtur mirë për të gjitha 90 minutat”, shtoi ai.
“Ne gjetëm pozicionin më të mirë të mundshëm për Cole Palmer. Jam shumë i kënaqur me performancën e tij”, shtoi trajneri i Chelseat.
“Tani jemi të emocionuar që kemi tre javë pushim dhe pastaj fillon sezoni i Premier League,” përfundoi Maresca./Periskopi/