“Jemi shumë krenarë! Ajo që kemi bërë këtë sezon është madhështore. Është e vërtetë që humbëm finalen e Kupës së Botës, por ky është futbolli. Jam krenar për ekipin tim. Kjo humbje është e mirë për ne sepse duhet të qëndrojmë të përulur”, u shpreh ai pas ndeshjes.
Pavarësisht kësaj disfate, PSG e përfundon sezonin më të suksesshëm në historinë e klubit, duke fituar Ligue 1, Kupën e Francës dhe Ligën e Kampionëve, përpara se të arrinte deri në finalen e Kupës së Botës për Klube. /Periskopi/