Sipas AS, portieri gjerman ka vendosur të qëndrojë në palestër dhe nuk iu bashkua shokëve të skuadrës në stërvitje në fushën e Ciutat Esportiva.
Pa të, tre portierët e tjerë, Wojciech Szczesny, Joan Garcia dhe Inaki Pena, stërviteshin normalisht së bashku në fushë.
Në një fakt interesant, Pena është i destinuar të largohet nga Barcelona këtë verë, por megjithatë ka zgjedhur të marrë pjesë në stërvitje dhe të qëndrojë i përkushtuar ndaj detyrave të tij.
Klubi raportohet se po kërkon me aktivisht një mënyrë për t’i dhënë rrugë daljes së tij, dhe madje ka lajme që thonë se agjenti i tij po shqyrton edhe destinacione të tjera potenciale nëse ai ndryshon mendje për të qëndruar./Periskopi/