Guvernatori zbuloi se regjisori i “Emily in Paris”, Andrew Fleming, aktualisht po kërkon vende me ndihmën e Komisionit Rajonal të Filmit të Venetos dhe kompanisë veneciane të prodhimit 360 Degrees Film.
Sezoni i pestë i “Emily në Paris” filloi xhirimet në Romë në maj dhe ekipi u kthye në kryeqytetin francez në qershor, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Lajmi se Venecia do të jetë pjesë e sezonit të ri të komedisë romantike vjen pasi qyteti ishte në qendër të vëmendjes për dasmën luksoze të themeluesit të Amazon, Jeff Bezos dhe ish-gazetares Lauren Sanchez, një ngjarje që shkaktoi protesta nga aktivistët të cilët thonë se Venecia po shndërrohet në një shesh lojërash për të pasurit, në kurriz të banorëve vendas. /Periskopi/