Xhuli Nura godet: Shteti e din ku fshehet droga e prostitucioni, por i lejojnë

Juliana Nura ka thënë se institucionet e vendit e din për gjërat ilegale, megjithatë vendosin që t’i lejojnë këto.
Ajo deklaroi se si pasojë e kësaj, më keq e përjetojnë qytetarët, përcjell Periskopi.
“Unë mendoj që shteti fort mirë e din si drogën, si prostitucionin, si gjëra ilegale i din, i lejojnë, sepse biznesi është biznes, dhe se di për xhepin e kujt është i mirë, por unë mendoj që populli është këtu mas s’keqti tu e hanger, në fund ditës fëmijët tonë po shkojnë në rrugë të gabuar, kemi problem me shëndetin mendor, kemi problem me dinjitetin e njeriut, për drejtat e grua, femrës, mashkullit e të tjerë”, ka thënë ajo në T7.