Zyrtare: Malisheva përforcohet me Samuel Opeh

Zyrtare: Malisheva përforcohet me Samuel Opeh

Malisheva ka zyrtarizuar përforcimin e ri për repartin defanziv.

Qendërmbrojtësi nigerian Samuel Opeh do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri, duke sjellë eksperiencë dhe stabilitet në vijën e fundit të mbrojtjes.

Klubi e ka bërë prezantimin përmes një postimi zyrtar, ku thuhet: “Samuel Opeh është përforcimi ynë më i ri! Me kënaqësi ju prezantojmë qendër mbrojtësin nigerian, Samuel Opeh, i cili nga ky edicion do të mbrojë ngjyrat tona”.

“Opeh vjen nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku me fanellën e Laçit ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit”.

“Cilësitë dhe përvoja e tij do t’i japin më shumë stabilitet dhe siguri repartit tonë defanziv”.

“Jemi shumë të lumtur që Samuel bëhet pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ri”, përfundon njoftimi i tyre.

Opeh është i njohur për paraqitjet e tij me KF Laçin, dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për mbrojtjen e FC Malishevës në sezonin e ri të Superligës së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti