Lumbardh Dellova ka refuzuar një ofertë nga gjiganti ukrainas

Mbrojtësi i Kosovës dhe CSKA Sofias, Lumbardh Dellova, ka refuzuar një ofertë transferimi nga kampionët e Ukrainës, Dynamo Kiev.
Kiev ishte i interesuar për 26-vjeçarin, duke tentuar të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 950 mijë eurosh në kontratën e tij, por u përball me konkurrencë të fortë nga disa klube turke.
Megjithatë, vetë lojtari nuk ishte i interesuar për një transferim në Ukrainë, gjë që e detyroi klubin nga Kievi të tërhiqej nga negociatat, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.